Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Tiranë, plagoset 24-vjeçari


Një 24 vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta janë Tiranë.

24-vjeçari A.K ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se ka identifikuar autorët por nuk i ka bërë me dije emrat për arsye hetimi.

Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.