Vendosni fjalën kyçe....

Anderlecht nuk toleron, mund Laçin në Elbasan Arena


Laçi e ka pasur të pamundur që të shënojë qoftë edhe një gol ndaj Anderlecht në kualifikueset të Conference League.

Në sfidën e luajtur në Elbasan Arena, belgët fituan me rezultatin 0-3.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 me gola të Delcroix dhe Hoedt ndërsa në pjesën e dytë të lojës shënoi golin e fundit të fitores për belgët Rafaelov.

Sfida e kthimit do jetë e vështirë që për Laçin të prodhojë një rezultat pozitiv.

Ndërkohë Teuta luan përballë skocezëve të Shamrock Rovers ditën e sotme.