Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e gazit në Durrës, lëndohen 2 persona


Një bombol gazi ka shpërthyer në Durrës ku si pasojë janë dëmtuar 2 persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.

Nga shpërthimi janë lënduar shtetasit I.K 54 vjeç dhe E.K 52 vjeçe.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë mjekimet e nevojshme.