Vendosni fjalën kyçe....

Holanda i vjen në ndihmë Shqipërisë, do sjellë 2 helikopterë për shuarjen e flakëve dhe 47 ushtarakë


Pas ndihmës së kërkuar nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Holanda i është përgjigjur thirrjeve duke njoftuar se do sjellë dy helikopterë Chinook për shuarjen e flakëve.

Helikopterët do vijnë së bashku me 47 ushtarakë.

Chinook-ët janë të pajisur me kontenierë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e flakëve.

Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqiptare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë”-thuhet në njoftimin e ambasadës.