Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari: Jam e shokuar që Argita Malltezi citon shprehjen e Stalinit


Evi Kokalari ka mbetur e shokuar nga shprehja që ka shpërndarë Argita Malltezi vajza e Sali Berishës.  

Në një postim të fundit, Argita Malltezi ka cituar në një postim të saj shprehjen e ish-udhëheqësit komunist të Bashkimit Sovietik, Joseph Stalin.

Duke qenë se Argita Malltezi ka cituar shprehjen e një ish-udhëheqësi komunist ka tërhequr vëmendjen e Kokalarit pasi Sali Berisha njihet si themeluesi i Partisë Demokratike forcës së parë që drejtoi vendin pas rrëzimit komunist.

Just WOW – Jam pa fjalë!

Argita Malltezi Berisha ndan kuotën e Joseph Stalin.

“I believe in only one thing, the power of human will.”― Joseph Stalin

Përkthimi: “Unë besoj vetëm tek një gjë: Pushteti i vullnetit njerëzor“”- shkruan Kokalari.