Vendosni fjalën kyçe....

8 të vdekur në Turqi, zjarret vazhdojnë të djegin shtëpi


Mbi 100 vatra zjarresh në Turqi vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa shënohen 8 të vdekur sipas medieve ndërkombëtare.

Flakët kanë kapluar zonat turistike, duke djegur shtëpi të banorëve të zonave e duke rrezikuar resorte turistike.

Mijëra turistë janë evakuuar, ndërsa forcat e zjarrfikësve janë në ditën e tyre të pestë të luftës me zjarret.