Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Burrel Klos, disa të plagosur


Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Burrel – Klos.

Raportohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin 5 persona, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta. Fatmirësisht, si pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.