Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Kamëz, makina përplas këmbësoren


Një aksident ka ndodhur në Kamëz ku një makinë ka përplasur një këmbësore.

48-vjeçari me iniciale M.H duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur këmbësoren, shtetasen me iniciale F.K rreth 62 vjeç.

E aksidentuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 31.07.2021, në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin M. H., rreth 48 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen F. K., rreth 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.