Vendosni fjalën kyçe....

Policia ruse bastis shtëpinë e kryeredaktorit të “Insider” pas përcaktimit si “agjent i huaj”


Policia në Rusi ka bastisur shtëpinë e kryeredaktorit të medias investigative “Insider” që u përcaktua kohët e fundit si “agjent i huaj”.

Lëvizja më e  fundit nga organet ligjvënëse ruse për të rritur presionin ndaj medias së pavarur përpara zgjedhjeve parlamentare të vendit në shtator.

Kryeredaktori Roman Dobrokhotov shkruante në Twitter të mërkurën në mëngjes se “policia po troket” në derën e banesës së tij dhe gruaja e tij raportoi bastisjen tek grupi i ndihmës ligjore OVD-Info përpara se telefoni i saj të bëhej i padisponueshëm.