Vendosni fjalën kyçe....

SPAK do apelojë vendimin për moshapjen e hetimeve ndaj ish-ministrit Mediu: I pabazuar në ligj


SPAK ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të rrëzuar kërkesën për rihapjen e hetimeve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin në Gërdec.

Sipas Prokurorisë Speciale, vendimi i gjykatës nuk është i argumentuar dhe është i pabazuar në ligj,

Vendimi për moshapjen e hetimeve u mor në seancën e sotme nga Gjykata e Posaçme që argumento se prokuroria ka pasur gjithë kohën e nevojshme për të zbardhur ngjarjen për më tepër që ish-ministri Mediu nuk a pasur imunitet dhe asgjë s’e ka penguar SPAK-un t’i shkojë deri në fund hetimit.