Vendosni fjalën kyçe....

Presideti Meta dekreton me shpallje tre ligje


Presidenti Meta ka dekretuar me shpallje tre ligje. Ligji i parë ka të të bëjë me marrëveshjen e tregtisë së lirë mes vendeve të EFTA-s e Shqipërisë.

Tjetër ligj i dekretuar nga Meta është ai për ratifikimin e marrëveshjes mes qevrisë shqiptare e Zvicrës për projektin ‘Lëviz Albania’ ndërsa ligji i tretë ka të bëjë me ratifikimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë në vendet e Europës qendrore.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

27 korrik 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjet, si më poshtë:

– Ligj nr.99/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët EFTA-Shqipëri nr. 1 i vitit 2021, miratuar më 24.6.2021, për ndryshimin e protokollit B të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Shqipërisë lidhur me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, dhe ndryshimi i marrëveshjeve për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës, dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës, si pjesë përbërëse të saj””.

– Ligj nr.100/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal Zviceran për Punët e Jashtme, e cila vepron përmes Ambasadës Zvicerane në Shqipëri për projektin “Lëviz Albania”, faza e dytë korrik 2019 – qershor 2023””.

– Ligj nr.101/2021 “Për ratifikimin e vendimit të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore nr. 1/2021, miratuar më 21.6.2021, për ndryshimin e shtojcës 4 të marrëveshjes së tregtisë së lirë të Europës Qendrore (CEFTA 2006), që përcakton protokollin në lidhje me përkufizimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, të referuar në nenin 14, paragrafët 1 dhe 3, dhe që shfuqizon dhe zëvendëson vendimin nr. 3/2013 dhe vendimin nr. 3/2015 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore””.