Vendosni fjalën kyçe....

PPE: Zgjedhjet e lira e të ndershme, kusht kyç për integrimin e Shqipërisë


Partitë Popullore Europiane kanë bërë një deklaratë ditën e sotme.

Në të vlerësohet marrëveshja e arritur mes partive për zgjedhjet e ardhshme ndërsa bëhet thirrje për mbylljen me sukses të Kodit Zgjedhor.

PPE thekson se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira e të ndershme pasi ato janë ndër kushtet e vendosura nga BE-ja për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.

Deklarata është bërë zyrtarisht nga koordinatori i grupit për Çështjet e Zgjerimit, Michael Gahler, deputet i parlamentit europian nga radhët e CDU-së gjermane.

“Grupi i Partisë Popullore Europiane vazhdon të përkrahë Shqipërinë në udhën e saj drejt Bashkimit Europian. Prandaj ne e vlerësojmë marrëveshjen mes qeverisë e opozitës për një pjesë të rëndësishme të reformës së Kodit Zgjedhor në përputhje me standartet e BE dhe OSBE.

Kjo reformë duhet të përfundojë me këtë frymë dhe, mbi të gjitha, duhet të zbatohet në mirëbesim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale. Ato zgjedhje duhet të jenë të lira e të ndershme. Kjo është thelbësore për demokracinë në Shqipëri, por, gjithashtu, plotëson dy kushte të BE për fillimin e negociatave të antarësimit.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të punojnë për përmbushjen e 15 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria në menyrë që të çelen negociatat. Ne insistojmë për anullimin e legjislacionit që rrezikon lirinë e shprehjes, si dhe për procedimin penal kundër atyre që kanë blerë vota në zgjedhjet e shkuara.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *