Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj nuk shtoi dokumentacion, Celibashi: Përgjigjja do vijë pasi të mbarojë afati 48 orësh


Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët deklaroi sot se vendimi për regjistrimin e PD-së do të jepet kur të mbarojë afati prej 48 orësh.

I pyetur nëse do ta regjistrojë PD-në dhe pa deklaratën solemne me firmën e Lulzim Bashës, Celibashi tha se përgjigjja është vendimi që do të marr pasi kalon afati 48 orë që i kam lënë PD për të plotësuar dokumentacionin.

Përgjigjja për pyetjen tuaj është vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është në lënë në dispozicion PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët. Afati përfundon sot në mesnatë”, deklaroi Celibashi.