Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni pranon se shtatë anëtarë të ekipit që ekzekutoi presidentin e Haitit janë stërvitur në SHBA


Zëdhënësi i lartë i Pentagonit ka pohuar se të paktën shtatë kolumbianë të përfshirë në vrasjen e presidentit të Haitit janë stërvitur në SHBA në të kaluarën, por mohoi se mund të kishte ‘nxitur’ grupin e mercenarëve që akuzohen për ekzekutimin e presidentit të Haitit, Jovenel Moise.

“Deri tani ne kemi identifikuar shtatë individë të cilët ishin ish-anëtarë të ushtrisë kolumbiane që kishin marrë një lloj stërvitjeje në SHBA, ku u është mundësuar financim,  arsim dhe sërvitje.” – tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby, duke theksuar se një stërvitje e e tillë është ‘shumë e zakonshme dhe nuk ka nxitur atë që ndodhi në Haiti’.

Ndërsa Kirby nuk pranoi të jepte hollësi mbi baza individuale për shtatë vrasësit, ai tha se udhëzimi përfshinte ‘zhvillimin e udhëheqjes së kadetëve, operacionet kundër drogës, zhvillimin profesional të oficerëve të pakomisionuar, trajnimin e drejtimit të njësive të vogla, trajnimin e të drejtave të njeriut, trajnimin mjekësor urgjent, trajnimin për mirëmbajtjen e helikopterëve’.

Ai vazhdoi duke thënë se ai nuk dinte asnjë plan në Pentagon për të rishikuar këtë program ‘shumë të vlefshëm, trajnim etik të udhëheqjes’, pavarësisht ngjarjeve të fundit në Haiti, ku presidenti Jovenel Moïse u vra nga njerëz të armatosur në shtëpinë e tij pranë Port-au-Prince në fillim të këtij muaji. Rreth dy duzina të dyshuar janë arrestuar në Haiti, shumica e tyre ish-anëtarë të ushtrisë së Kolumbisë që tani punojnë për firma private të sigurisë, disa me bazë në SHBA.