Vendosni fjalën kyçe....

15 shqiptarë të Kosovës të plagosur rëndë nga aksidenti tragjik me 10 viktima në Kroaci


Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë ka dhënë hollësi lidhur me aksidentin tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas nga Kosova e u plagosën dhjetëra të tjerë.

Sipas Vili Berosh, në autobus kanë qenë 67 udhëtarë e dy shoferë ndërsa nga aksidenti në Slavonski Brod, 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 45 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga të cilët 15 janë në gjendje të rëndë.

Autobusi ishte nisur nga Frankfurti e po udhëtonte drejt Prishtinës. Sipas medias kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit.

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit. Shoferi që ka qenë në drejtim të mjetit në kohën e aksidentit është shoqëruar në polici ndërsa shoferi tjetër ka ndërruar jetë.