Vendosni fjalën kyçe....

Kapen nënë e bir në Skrapar, akuzohen për kultivim kanabisi


Nënë e bir janë arrestuar në Skrapar pasi akuzohen për kultivim kanabisi. në pranga kanë rënë 52-vjeçarja M.M. dhe 17-vjeçari Q.M., ndërsa në kërkim është shpallur kryefamiljari, 60-vjeçari me iniciale M.M., të tre banues në fshatin Dobrenjë.

Pas kontrollit në oborrin e banesës e në pyllin pranë saj, policia ka gjetur kubikë me fidanë  kanabisi ndërsa në banesë janë gjetur dy krehëra me fishekë.

Lidhur me ngjarjen në fjalë është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe kryeplaku i fshatit Dobrenjë, 59-vjeçari me iniciale A.D.

Njoftimi

“DVP Berat

Skrapar/Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. 

Procedohet penalisht kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.    

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Dobrenjë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre.“