Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë një 53-vjeçar në mes të rrugës në Kurbin


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kurbin, ku një 53-vjeçar u gjet i pajetë në mes të rrugës.

Policia ka njoftuar se personi me inicialet P.Gj. u gjet pa shenja jete në rrugën Fushë-Gjormë Kurbin.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53  vjeç,banues në Adriatik, Kurbin,  i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Uniformat blu bëjnë gjithashtu me dije se nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.