Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë mbi 32 mijë doza vaksina Pfizer, shkon në 1.6 milion numri i vaksinave


Mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe 32 mijë e 760 doza të vaksinës Pfizer.

Me këtë sasi numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri shkon në mbi 1.6 milionë.

Ndërsa kjo javë deri të dielën është e hapur për të gjithë personat mbi 18-vjeç.

32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”-shkruan Rama.