Vendosni fjalën kyçe....

Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela kërkon lirimin nga burgu


Ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka kërkuar lirimin nga burgu pas përfundimit të afatit të paraburgimit.

Ai e ka bërë kërkesën në Gjykatën e Apelit pasi Shkalla e Parë e dënoi për shpërdorim detyre, por vendimi i kthye mbrapsht për rigjykim pas vendimit të Apelit.

Sipas ish-zyrtarit të lartë të policisë, ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Apelit për rishqyrtimin e dosjes. Tani për tani dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë ku po pret radhën për t’u trajtuar.

Ai akuzohet për kultivim e trafikim lëndësh narkotike e ka qenë i pandehur për këtë çështje bashkë me eprorin e tij asokohe, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas dy vitesh në arrati, Çela u vetëdorëzua në polici në maj të vitit 2020.