Vendosni fjalën kyçe....

E qëlluan me bojë, Veliaj merr masa, punëson roje private (Video)


Kryetari i Bashkisë Tiranë pas incidentit ku u qëllua me bojë nga disa të rinj ditën e djeshme, sot ka marrë masa për të rritur sigurinë e tij.

Në një video të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shihet se si Erion Veliaj shoqërohet nga roje private.

Në këtë video shihet i shoqëruar nga Ministri Pandeli Majko dhe rojet private, që si duket incidenti i djeshëm e ka shtyrë Veliajn të marrë roje edhe pse ecën në një lagje pa njerëz të shumtë që mund të kërcënojnë sigurinë e tij.

Në po këtë video shihet se si rojet debatojnë me një qytetar i cili kalon në rrugët e Tiranës por pengohet nga ata për të vazhduar më tej.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *