Vendosni fjalën kyçe....

Fanela e re e Barcelonës në nder të femrave, prezanton emancipimin e tyre e luftën për barazi gjinore


Barcelona ka prezantuar fanelën e re për ndeshjet jashtë fushe për sezonin e ri 2021/2022. Fanela e re është në nder të emancipimit të femrave.

Përzgjedhja e ngjyrës vjollcë është bërë pikërisht me këtë qëllim. Sipas drejtuesve të klubit katalanas, fanela prezanton luftën për barazi gjinore ndërsa ka edhe shenjat tradicionale të klubit spanjoll.

Për më tepër, këtë vit klubi i femrave të Barcelonës feston këtë vit 50 vjetorin e themelimit dhe fanela e re është një dhuratë edhe për të.