Vendosni fjalën kyçe....

PS pas mbledhjes së Kryesisë: Nuk do bëjmë aktivitete masive për fushatën elektorale


Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë ku u diskutua mbi strategjitë që do të ndiqen në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije se në mbledhje u diskutua nga të gjithë anëtarët për strategjinë dhe kalendarin e aktiviteteve dhe shtoi se është menduar mos bëhen aktivitete masive.

Në mbledhje u diskutua nga të gjithë anëtarët për strategjinë dhe kalendarin e aktiviteteve që shumë shpejt do i bëjmë publike. Ishin mbledhje organizative ku të gjithë anëtarët e kryesisë dhanë mendimet. Hyjmë të siguritë me një strategji të mirëmenduar. Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete masive, nuk duam të bërtasim por t’u tregojmë njerëzve se çfarë pune kemi bërë. Aktivitetet do fillojnë javën tjetër në përputhje me kodin zgjedhor“-tha Gjiknuri.

I pyetur mbi fushatën elektorale të opozitës, Gjiknuri tha se partitë opozitare nuk kanë asnjë strategji zhvillimi për vendin përveç thirrjeve që bëjnë për revolucion, gjë që sipas tij nuk është në përputhje me atë çfarë kanë nevojë shqiptarët në këtë moment.

“Kundërshtarët politikë janë të zhytur në rublat ruse, por strategjia jonë është ajo e ndërtimit të të ardhmes. E shikojmë strategjinë e zhvillimit kurse pala tjetër ka vetëm një slogan që është “përmbysje, revolucion” që nuk është në përputhje me atë që duan shqiptarët”- shtoi sekretari i Përgjithshëm i PS. 

Partia Socialiste, në 44 bashki vendosi të garojë me kryetarët aktualë, duke u besuar një mandat tjetër. Asnjë ndryshim nuk kishin listat e kandidatëve për bashkitë në qarkun e Tiranës, të Beratit, Korçës, Durrësit dhe Lezhës.