Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Gjirokastër, shmanget shpërthimi i predhave


Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një sipërfaqe toke në një lagje të Gjirokastrës.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shmangien e një situate tragjike, pasi u përballën me praninë e tre predhave luftarake të prodhimit kinez të pashpërthyera, si dhe një sasi të konsiderueshme municionesh.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vërejtur predhat, që nëse shpërthenin, mund të shkaktonin ngjarje të rëndë.

Sipas policisë, predhat mund të jenë aty që nga viti 1997.