Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina e policit në Përrenjas


Digjet një automjet në Përrenjas. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, pak para mesnate. Sipas televizionit “News 24”, makina e djegur është e oficerit të Policisë Gjyqësore në Postën policore të Përrenjasit, Pëllumb Radiçi.

“Më datë 12.07.2021, rreth orës 23:45, mjeti tip ‘Golf’, në pronësi të shtetasit P.R., i cili ishte i parkuar para banesës ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërishtë.

 Nga hetime paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.

Nuk përjashtohet as mundësia që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme, për shkak të detyrës së Radiçit.