Vendosni fjalën kyçe....

Pjesëmarrësit e samitit ‘nxitojnë’ të hapin picat ‘Rama’ gjatë drekës, surprizohen nga ajo që gjejnë brenda (Video)


Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga Rama.

Teksa ishin ulur në tavolinën e gjatë, atyre u erdhi përpara një kuti pice mbështjellja prej kartoni e së cilës kishte kryeministrin që dukej si picajol.

Pas hapjesë së kutive, të gjithë pjesëmarrësit rendën të hapin kutitë duke menduar se brenda saj ndodhej pica e gatuar nga Rama.

Teksa kamarierët nisin të sjellin kutitë e picave Rama dëgjohet teksa thotë: “Tani po vjen diçka e këndshme pas ushqimit, Aleksandër, e jotja erdhi.”

Të ftuarit bëjnë pasthirrma habie pasi hapin kutitë e picës, me kryeministrin holandez Rutte që dëgjohet teksa i thotë një të ftuare në krah: “Është e mahnitshme”. Pak çaste më pas ai sheh nga kryeministri Rama, i cili ndodhej përballë duke e pyetur: “Si munde ta realizosh këtë?”

Në videon e hedhur në Facebook nga gazetari Isa Myzyraj, tregohet se pas hapjes së paketimit ata gjetën brenda disa pjata porcelani zbukurimi dhuratë me pikturat e kryeministrit Rama ndër vite.

Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua jashtë kufijve të BE-së për herë në histori mblodhi në Tiranë krerët e BE-së, kancelari gjerman Scholz, kryeministrat e disa vendeve të BE-së si dhe krerët e shteteve ballkanike.