Vendosni fjalën kyçe....

Raportohet bilanci ditor: Zero vdekje dhe 12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Sikurse ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një njoftimi për mediet, nuk ka patur asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19.

Këto janë rezultatet nga testimi i 1 mijë e 898 mostrave.

Sakaq, bëhet me dije se edhe 13 persona janë shëruar nga ky virus.

“11 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.

Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.

Në total numri i rasteve aktive është 133.”- thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se 79 pacientë me COVID-19, janë të shtruar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme. 40 prej tyre janë me oksigjeno- terapi.