Vendosni fjalën kyçe....

Bullgaria votoi ditën e sotme, sondazhet nxjerrin fitues partinë e ish-kryeministrit Borisov


Partia Bullgare e qendrës së djathtë GERB e ish Kryeministrit Bojko Borisov pritet të fitojw zgjedhjet kombëtare të së dielës me rreth 22-23% të votave, sipas rezultateve tw sondazheve nga Gallup International dhe Alpha Research.

Alpha Research vlerësoi fitoren e GERB me 23.5% ndwrsa Gallup International me 22.1%. Partia e re anti-sistem ITN ishte e dyta shumë e afërt me 21.5-22.3% në zgjedhjet që janw tw dytat që mbahen në tre muaj.

GERB ka dominuar politikën bullgare gjatë dekadës së fundit. Ajo nuk arriti të fitonte një shumicë dhe nuk kishte gjasa të formonte një koalicion qeverisës për të zëvendësuar administratën e përkohshme që u emërua pas zgjedhjeve pa fitues në prill.