Vendosni fjalën kyçe....

Basha e nis ditën politike herët, poston në Facebook: Ky regjim i korruptuar deri në palcë, Rama më i dëmshëm se kryebashkiakët


Kreu i PD-së Basha e ka nisur ditën me një postim në Facebook.

Teksa i ka bërë jehonë një shkrimi të Zërit të Amerikës për takimin e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e vendit, kryedemokrati shkruan se regjimi është i korruptuar deri në palcë.

Ai thekson se të gjithë shqiptarët e dinë se peshku qelbet nga koka dhe se kryeministri është më i dëmshëm se kryebashkiakët e vendit.

“Shqiptarët e dinë që Rama në qeveri është më i dëmshëm se “Ramët” e emëruar prej tij në bashkitë e vendit. Dy gjëra janë të qarta, së pari që ky regjim është i korruptuar deri në palcë dhe së dyti që PESHKU QELBET NGA KOKA.” – shkruan Basha.