Aktorja amerikane Scarlett Johansson është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë. Ky fëmijë do të jetë fëmija i parë me burrin Colin Jost, pasi 36-vjeçarja ka një vajzë nga martesa e saj e parë me gazetarin francez Romain Dauriac, me të cilin ishte martuar nga 2014 në 2017.
Një person i afërt me aktoren tha për “Page Six”: “Scarlett pritet të lindë së shpejti, e di që ajo dhe Colin janë të entuziazmuar.”
Scarlett ndezi spekulime mbi shtatzëninë kohët e fundit pasi ajo mungoi në disa evente për filmin e saj të fundit “Black Widow” të “Marvel” në muajin e fundit.
Scarlett dhe Colin u përmendën për një lidhje për herë të parë në pranverën e vitit 2017 pasi ajo drejtoi shfaqjen e SNL-së. Ata u panë duke u puthur në maj dhe dolën publikisht së bashku për herë të parë pas dhjetorit.
Ai propozoi asaj në maj të vitit 2019 dhe megjithëse planet e tyre të dasmës u prishën për shkak të pandemisë, ata zgjodhën gjithsesi të lidhnin më në fund kurorë në tetor të vitit 2020, në shtëpinë e aktores në Palisades, Neë York.
Kjo është martesa e vetme e Colin, por e treta për Scarlett e cila ka qenë e martuar më parë edhe me Ryan Reynolds nga viti 2008 në vitin 2011. Si dhe me gazetarin francez Romain Dauriac, nga viti 2014 në 2017, me të cilën ka edhe një vajzë.