Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin mallra kontrabandë, 2 të arrestuar në Vlorë, në kërkim edhe dy doganierë në Kakavijë


Dy persona janë vënë në pranga të policisë së Vlorës, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, janë kapur duke transportuar mallra kontrabandë, të cilat i kishin futur në Shqipëri nga Greqia.

Gj., 35 vjeç, dhe R. S., 47 vjeç, banues në Vlorë, u kapën teksa transportonin me kamion, me qëllim shitjen, mallra të ndryshme, të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave, me vlerë 30 000 euro.

Mallrat sipas policisë dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia në vendin tonë, duke kaluar nga pika doganore e PKK Kakavijë, pa kryer procedurat e zhdoganimit.  Mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me kamionin.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kondrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, e shtetasve I. H., 40 vjeç dhe A. S., 38 vjeç, të dy me detyrë doganier në PKK Kakavijë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.