Vendosni fjalën kyçe....

Ndërprerje energjie nesër në Tiranë, zonat që preken


Disa zona në Tiranë do kenë nesër ndërprerje të energjisë elektrike. Në njoftimin e OSHEE-së thuhet se kjo bëhet për shkak të rikonstruksionit të disa kabinave elektrike.

Ndërprerja do zgjasë nga 0ra 10 e mëngjesit deri në 4 të pasdites ndërsa zonat që preken janë pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.

Njoftimi

“Stakim, 8 korrik

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, nesër 8 korrik gjatë intervalit kohor 10:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht rruga “Eshref Frashëri” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Riza Cuka” në Laprakë, rruga “Besëlidhja” dhe Reparti 5009 në Bathore.”