Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i dy mjekëve te Trauma, nesër protestë 60 minutëshe e kolegëve para spitalit


Mjekët e infermierët e Spitalit të Traumës do zhvillojnë nesër një protesë 60 minutëshe.

Sipas sindikatës, protesta vjen pas burgosjes  të dy mjekëve të këtij spitali. Ata akuzohen se kanë marrë para ndaj një personi që u plagos në masakrën e Velipojës pak ditë më parë.

Mjekët e arrestuar janë Ervin Sulaj e Serdi Memini.

“Neser, në orën 09-10 të mbështetur nga Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, personeli i Spitalit Ushtarak Tirane, pjese e sindikates tone, do të organizojë një tubim ne sheshin qendror te ketij spitali, me qëllim reagimin ndaj burgosjes abuzive dhe ne kundershtim me ligjin te dy kolegeve tane mjeke te ketij spitali. BASHKOHUNI ME NE! EJANI NË TUBIM! TI THEMI NDAL ABUZIMIT ME BURGOSJEN PER SHOË TE PUNONJESVE SHENDETESOR! Koha eshte tani! Te gjithe bashke per te drejtat tona ne pune!!” – thuhet në njoftim.