Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen kërcënon Orban: Kthe mbrapsht ligjin anti-LGBTQ ose përballu me ndëshkim


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kritikuar ligjin anti-LGBTQ të Hungarisë si një ‘turp’ dhe i është lutur vendit që ta kthejë atë ose të përballet me dënim.

Von der Leyen dënoi me forcë Hungarinë për vendimin e saj për të vazhduar me zbatimin e ligjit të diskutueshëm anti-LGBTQ, pasi ai hyri në fuqi të mërkurën. Duke folur në Parlamentin Evropian, ajo tha se Hungaria përdori ‘mbrojtjen e fëmijëve për të diskriminuar njerëzit për shkak të orientimit të tyre seksual’, të cilin ajo e quajti një ‘turp’.

Presidentja e Komisionit Evropian gjithashtu shkroi në Twitter për të kritikuar më tej ligjin e Hungarisë, duke konfirmuar se ‘Evropa kurrë nuk do të lejojë që pjesë të shoqërisë sonë të stigmatizohen’.

Për të demonstruar se këto pretendime nuk janë vetëm premtime boshe, Von der Leyen bëri një vërejtje të ashpër se Komisioni do të përdorë fuqinë e tij kundër Hungarisë nëse vendi nuk ‘korrigjon’ ligjin.

Përderisa nuk ishte specifikuar se çfarë mund të përfshinte një dënim i tillë, debati i fundit sinjalizon se vendi i Evropës Qendrore mund të përballet me sanksione ekonomike, me ngrirje të fondeve të të BE-së për Hungarinë për shkak të shkeljeve të rregullores së bllokut.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani