Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e oksigjenit, digjet foshnja brenda në autoambulancë


Një fëmijë 3-muajsh u dogj brenda një ambulance, pasi një bombol oksigjeni shpërtheu në një autostradë në Turqi.

“Daily Mail” shkruan se incidenti ndodhi në rrethin e Silivrit, në provincën veriperëndimore të Stambollit këtë javë.

Ambulanca mori flakë dhe po digjej në anë të rrugës në autostradën Trans-Europiane.

Foshnja e quajtur Rojin ndodhej në inkubator pranë nënës së saj, shpërtheu bombola e oksigjenit. Nëna e foshnjës dhe stafi i ambulancës ishin në gjendje të largoheshin nga ambulanca që po digjej, por fëmija ndërroi jetë brenda në automjet.

Nëna e foshnjës, e identifikuar si Necmiye S., u dëshpërua kur pa foshnjën e saj të djegur gjallë. Mjekët e ndihmës së shpejtë i erdhën asaj në ndihmë dhe një tjetër ambulancë mbërriti në vendngjarje për ta marrë atë në spital.

Nëna tha për mediat:” Mjekët e ndihmës së shpejtë nuk mundën të hynin për të shpëtuar fëmijën tim dhe ikën. Atje ishin tre vetë me vajzën time, por kur filloi zjarri nuk kishte asnjë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *