Vendosni fjalën kyçe....

Basha denoncon emërimin e kreut të AMA-s: Rama punon kundër interesave të vendit, BE e OSBE i thanë ta shtynte në shtator votimin


Teksa parlamenti votonte zgjedhjen e Armela Krasniqit në krye të AMA-s, kreu i PD-së shfaqej në Twitter për të denoncuar këtë veprim të qeverisë e deputetëve.

Basha shkruan se kryeministri Rama zgjedh përherë të punojë kundër interesave të vendit. Ai thekson se kjo nuk është forcë po harbutëri në dëm të shqiptarëve e Shqipërisë.

Në seancën e fundit për këtë legjislaturë, parlamenti miratoi emërimin e Armela Krasniqit në krye të AMA-s. Më herët zyra e BE-së në Tiranë e misioni i OSBE/ODIHR-it kërkuan që emërimi i kreut të AMA-s të shtyhej për në shtator, kur në Kuvend të uleshin deputetët e rinj.

PD ka thënë se kapja e AMA-s është rrezik për lirinë e medias e demokracinë në vend dhe në më shumë se një rast i ka bërë thirrje qeverisë të tërhiqet.

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.” – shkruan Basha.