Vendosni fjalën kyçe....

Kina shfaq avionin e Brezit të 5-të, ‘i tregon muskujt’ SHBA-së


Flota më e madhe e gjeneratës së 5-të të J-20 Mighty Dragon fluturon mbi Sheshin Tiananmen për të shënuar 100 vjetorin e Partisë Komuniste të Kinës.

Avionët luftarakë ‘Stealth Mighty Dragon J-20’ të Kinës fluturuan mbi pikën historike të Pekinit në shfaqjen e tyre më të madhe deri më tani – një shfaqje e fuqisë për të përkujtuar themelimin e Partisë Komuniste 100 vjet më parë.

Pekini shfaqi fuqinë e forcës së tij ajrore gjatë festimeve të njëqindvjetorit për Partinë Komuniste të Kinës (CPC). Flota e avionëve luftarakë fluturoi në tre formacione në formë V, me pesë aeroplanë që formuan secilën shigjetë.

Numri i avionëve luftarakë që morën pjesë në shfaqjen ajrore është i pashembullt, numri më i madh që më parë kishte qenë pesë. Ata avionë kishin marrë pjesë në paradën ushtarake të Ditës Kombëtare në 2019, e cila u mbajt gjithashtu në kryeqytetin kinez.