Vendosni fjalën kyçe....

Klosi flet për herë të parë për stacionet e plazheve pas masakrës në Velipojë: U vonuam nga zgjedhjet, për 4 ditë e mbyllim këtë punë


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ndodhej sot në Durrës ku zhvilloi dhe një bisedë me përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe ato lokale dhe për herë të parë foli për vonesat në ndarjen e stacioneve të plazheve, vonesë që ka nxitur konflikte të rënda në bregdet. Kujtojmë masakrën me 4 të vrarë në Velipojë.

Ai nuk dha një shpjegim të qartë pse nuk është bërë akoma ndarja e stacioneve të plazheve, por në një moment ai theksoi se procesi zgjedhor këtë vit nuk e lejoi hapjen e aplikimeve përpara 25 Prillit.

“Është një situatë e cila ka ndodhur gjithmonë në këtë periudhë por që padyshim do të duhet të sqarojmë përsa i përket këtij viti. Procesi zgjedhor nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikimit të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë process në shkallë të madhe. Kemi një situatë jo të keqe në Bashkinë e Durrësit megjithatë thashë ka nevojë që të jemi në terren për të përcaktuar problematikat përfundimtare, Është shumë e nevojshme të jemi në terren.”- tha Ministri Klosi.

Megjithatë theksoi se kjo çështje do të marrë zgjidhje brenda pak ditëve.

“Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3 – 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara, të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qëndrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre poseduesëve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt.”- tha Klosi.