Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë, në garazhin e ish-policit


Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Fushë-Krujës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori” të këtij qyteti, në afërsi të një garazhi.

Mësohet se garazhi ku ka ndodhur shpërthimi, është në pronësi të një ish-punonjësi policie të komisariatit të Krujës, 58-vjeçarit Ramazan Çenia.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Është dëmtuar një mjet tip Benz që ndodhej i parkuar në garazh si dhe janë dëmtuar muret e pallatit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe zbuluar autorin/autorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *