Vendosni fjalën kyçe....

Vajza e Bashkim Finos emërohet zv/Ministre e Jashtme, largohen Koçi dhe Xhafaj


Qeveria shqiptare ka pësuar ndryshime në nivelin e zëvendëseve të saj.

Vajza e Bashkim Finos, Megi, është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ajo ju bashkua Partisë Socialiste në Asamblenë e zhvilluar në 12 qershor 2021.

Ndërsa janë larguar dy zëvendësministra me vendim të Këshillit të Ministrave. Etjen Xhafaj nga Ministria e Infranstrukturës dhe Energjisë si dhe Petro Koçi nga Ministria e Mbrojtjes.

Si Koçi dhe Xhafaj do jenë deputetë në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.