Një djalë i mitur është lënduar nga një mjet që drejtohet nga një tjetër i mitur në Kukës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shote Galica – Drini i Bardhë ku mjeti që drejtohej nga 13-vjeçari me iniciale B.C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga 9-vjeçari me iniciale I.S.
Ky i fundit është dërguar në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën ndërsa i mituri që drejtonte mjetin tip ‘Audi’ është shoqëruar në polici.
Njoftimi
“Kukës/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shote Galica – Drini i Bardhë, automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. C. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi i mitur me iniciale I. S., rreth 9 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime të lehta i mituri, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Kukës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. C. është shoqëruar në DVP Kukës, ku po kryhen veprimet hetimore.”