Vendosni fjalën kyçe....

Vetëplagoset me pistoletë 87-vjeçari në Tropojë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tropojë, ku një i moshuar është vetëplagosur me armë zjarri.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lllugaj të Tropojës, ku 87-vjeçari me inicialet A.M është plagosur me pistoletë.

Ai mësohet se është transportuar për në spital.

“Sot, rreth orës 19:40, në fshatin Lllugaj, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, tip pistoletë, shtetasi A. M., 87 vjeç, i cili është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës.

Në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur 87-vjeçari.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *