Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavuşoğlu do të shkojë në Ukrainë dhe Rusi për të biseduar dhe negociuar për luftën.
“Ai do përpiqet të arrijë një armëpushim dhe paqe” – tha Erdogan.
Kreu i Shtetit turk, tha se takimet e ministrit të jashtëm do të zhvillohen ditën e nesërme.
Ndërkohë në Ukrainë, ditën e sotme kanë mbërritur kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kanë mbërritur në Kiev.
Këtë e ka bërë të ditur në Facebook kreu i qeverisë polake, Mateusz Moraëiecki, duke nënvizuar se “kjo luftë është rezultat i tiranit mizor që sulmon civilët e pambrojtur, duke bombarduar qytete dhe spitale në Ukrainë!”.