Vendosni fjalën kyçe....

Shkrumbohet gjatë natës autobusi në Roskovec, çfarë thotë policia


Një autobus ka shpërthyer në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Roskovec. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:25, në fshatin Velmish.

Policia bën me dije se autobusi është në pronësi të shtetasit me inicialet B. T. Në momentin kur ndodhi ngjarja, mjeti ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Sot rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, Roskovec, ka rënë zjarr në autobuzin tip ‘Man’ në pronësi të shtetasit B. T., i cili ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *