Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi për vdekje me makinë 82-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë


Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi një ditë më parë përplasi me makinë një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, ky i fundit ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Q. K., 82 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”, ku mjeti me drejtues 25-vjeçarin me inicialet M. H., doli nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe aksidentoi 82-vjeçarin me inicialet Q. K.

Makina doli jashtë rrugës dhe përfundoi në lumin e Lanës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *