Vendosni fjalën kyçe....

Lideri suprem i Iranit merr dozën e parë të vaksinës, e prodhuar nga vendi i tij


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka marrë këtë të premte dozën e parë të një vaksine anti-Covid të prodhuar në vendin e tij.

Në këtë kohë, Irani po lufton me shpërthimin më vdekjeprurës të Covidit në Lindjen e Mesme. Lajmi u bë i ditur me postimin e një video në Twitter, ku Khamenei shihej me një maskë kirurgjikale dhe një çallmë të zezë, ndërsa mjekët po i injektonin vaksinën në krahun e majtë.

Televizioni shtetëror transmetoi të njëjtën skenë, duke thënë se Khamenei kishte marrë një dozë të vetme të vaksinës COVIran Barekat, të zhvilluar nga një fondacion i fuqishëm shtetëror i njohur si Setad.

Irani njoftoi javën e kaluar në 14 qershor se kishte dhënë aprovimin emergjent për vaksinën e prodhuar në vend.

Irani nuk ka publikuar të dhëna në lidhje me efikasitetin e vaksinës, por pretendon se njerëzit që e atë kanë rreth 85 përqind të imunitetit ndaj virusit vdekjeprurës.

Republika Islamike po përpiqet të kompensojë mungesën e vaksinave dhe duke siguruar dozat e dyta për ata që kanë marrë tashmë një të parë, mbi një bazë vullnetare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *