Vendosni fjalën kyçe....

“500 mijë euro për 6 orë në restorant” – Halaand mohon lajmet për shpenzimet e ekzagjeruara në Mykonos


Erling Haaland është bërë një nga lojtarët më të përfolur për merkaton e verës dhe pse Norvegjia e tij nuk është në Euro 2020.

Lojtari i Dortmundit raportohet nga disa medie se po kalon pushime luksoze në Mykonos në Greqi, i shoqëruar nga miku i tij Riyad Mahrez, lojtari i Manchester City.

Sulmuesi norvegjez thuhet se ka shpenzuar jo pak, por 500 mijë euro për të kaluar 6 orë në një restorant me miqtë e tij. Madje gazeta greke Sportime shkruan se ata ia lanë stafit edhe një bakshish të majmë prej 30 mijë eurosh.

Por Haaland i ka mohuar këto raportime përmes një postimi të shkurtër në Twitter.

“Unë mendoj se ata e harruan pjatat kryesore. Lajme të rreme.”- shkroi futbollisti 20-vjeçar.


Megjithatë mbase lajmet për shpenzimet janë të ekzagjeruara, por Haaland padyshim po kalon pushime të paharruara në ishullin grek me mikun e tij, sikurse tregojnë edhe videot që kanë qarkulluar në rrjet.