Vendosni fjalën kyçe....

Demokratët e disa media fajësojnë Rusinë për trazirat e dhunshme në SHBA


Disa media kryesore në SHBA kanë akuzuar Rusinë se qëndron pas trazirave të dhunshme në SHBA.

Presidenti i Ligës Kombëtare Qytetare dhe ish-kryebashkiaku i Nju Orleansit, demokrati Marc Morial deklaroi teksa ishte i ftuar në CNN se trazirat e dhunshme në Mineapolis ishin ndezur e po organizoheshin nga agjentë rusë.

Një spekulim të ngjashëm bëri edhe guvernatori i Minesotës, Tim Walz, i cili deklaroi se shteti i tij po minohej nga ‘disa ndërhyrje të huaja’.

Një shfaqje e ngjashme është ndjekur pak kohë më parë në mediat kryesore amerikane si CNN, Neë York Times etj.

Lidhur me të ashtuquajturën ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Ndërhyrje që çoi në një hetim e proces gjyqësor që rezultoi të ishte fals dhe i nxitur nga zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *