Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 4 numri i viktimave nga rrëzimi i pallatit në SHBA, 159 të humbur


Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga rrëzimi i pjesshëm i një godine në Miami, SHBA.

Numri i të humburve deri tani është 159 e autoritetet druhen se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Operacioni i kërkimit për të mbijetuar vijon ende.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku një godinë u rrëzua në mënyrë të pjesshme.

Është ende e paqartë se çfarë e bëri ndërtesën të shembet. Zyrtarët vunë në dukje se kompleksit të apartamenteve po i bëhej riparimi i çatisë dhe punë të tjera mirëmbajtjeje në kohën e incidentit.