Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk tërhiqet, thirrje Metës: Lexo rezolutën, data 30 është e vulosur


Gjatë një mitingu në Përrenjas, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje presidentit të Republikës Ilir Meta, të lexojë rezolutën e miratuar sot në Kuvend.

“Dua ti them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthejlltësi rezolutën e miratuar me 100 vota.

Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ky është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë.

Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e  kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi”, tha Rama.

Rama komentoi konferencën për media të këshilltarëve të presidentit, Tedi Blushi dhe Bledar Dervishaj, duke thënë se data 30 qershor është vulosur.

“Më tha Taulanti që Presidenti kishte nxjerrë ca ekspertë që paskan thënë që ai po rishikon mundësinë e një date tjetër dhe deri atëherë kryetarët e bashkive do të rrinë në zyrë. Një tjetër pjellë e një imagjinate të dalë nga kontrolli për të çuar vijën e konfliktit matanë 30 Qershorit, që është vulosur dhe nuk e ndalon dot, as Ilir, as Saliu dhe as artisti me fallxhoren”, janë fjalët e Ramës.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *