Vendosni fjalën kyçe....

Bino: Shqipëria do porositë vaksinën kur të ketë një të sigurt


Disa vende janë duke porositur sasitë e vaksinave të cilat janë duke u testuar si njësi për parandalimin e koronavirusit.

Vendi ynë ende nuk ka porositur asnjë vaksinë dhe lidhur me këtë është shprehur drejtoresha e sëmundjeve infektive në ISHP Silva Bino.

Sipas vendi ynë do porositë vaksinë kur të ketë një vaksinë të sigurt deklaroi Bino.

“Akoma bota nuk ka një vaksinë të sigurt, janë pothuajse 7 vaksina të cilat e kanë kaluar fazën e dytë, janë vaksina tepër premtuese dhe ka iniciativa të ndryshme. Një iniciativë është iniciativa botërore e COVAX, një iniciativë e shumë vendeve dhe shumë partnerëve të rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e vaksinimit nën udhëheqjen e OBSH. Ne do të zgjedhim atë vaksinë që është efikase dhe e sigurt”.

Ndërkohë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se janë siguruar vaksinat anti-grip për tu shpërndarë falas për shtresat në nevojë

Ne jemi të angazhuar për të siguruar programin e vaksinimit dhe këtë vit kemi siguruar shumëfishimin e vaksinave të gripit falas për kategoritë në nevojë, sipas përcaktimeve të Institutit të Shëndetit Publik….”.

Ndërkohë që ende nuk ka një vendim për çeljen e fondeve për të blerë vaksinën anti kovid. Disa kompani europiane, amerikanë por edhe ruse dhe kineze pretendojnë se janë afër fazës së prodhimit masiv të vaksinave tek të cilat ka shumë shpresë për të mposhtur pandeminë.